Ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës në kuadër të javës së 29-të Feronikeli do ta zhvillojë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do ta kenë përballjen me Gjilanin e Gentian Mezanit.
Ndërkaq për këtë ndeshje klubi drenicas ka vendosur që ta lejojë hyrjen e tifozëve vendas pa paguar asnjë cent. Kurse zëdhënësi Erlind Krasniqi e ka konfirmuar këtë vendim.
“Për këtë ndeshje biletat do të jenë falas për tifozët tanë. Ndërkaq, ende nuk kemi vendosur për ndeshjet e radhës”, konfirmoi Erlind Krasniqi.
Në ndeshjet e radhës Feronikeli pret në shtëpi Gjilanin, Dritën dhe Prishtinën, kurse është mysafir i Drenicës dhe i Llapit.