Fjalë Kyçe

Edhe shigjetarisë i mundësohet një ftesë për në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Edhe  shigjetarisë i mundësohet një ftesë për në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Sporti i shigjetarisë është i radhës që ka përfituar nga kriteri i univerzalitetit, sipas të cilit Federatës së Shigjetarisë së Kosovës (FSHK) i mundësohet pjesëmarrja e një garuesi me ftesë në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, shkruan Gazeta Alo.

LE Minsk 2019 mbahen prej 21-30 qershor të këtij viti në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Ftesa për Federatën e Shigjetarisë së Kosovës vlen për konkurrencën e femrave në individuale, disiplina hark olimpik, ndërsa FSHK ka përzgjedhur garuesen Ardita Zejnullahu, për ta përfaqësuar vendin tonë.
Me Zejnullahun, lista e të konfirmuarve të ekipit të Kosovës për Minsk 2019 shkon në nëntë.

Deri më tani, xhudo ka pesë konfirmime të gjitha me normë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, ndërsa tri ftesat tjera janë për Donjeta Sadiku (boks), Alvin Karaqi (karate) dhe Fatih Karabaxhaku (pingpong).

Lista e deritashme e Kosovës për Minsk 2019
Majlinda Kelmendi (xhudo)
Nora Gjakova (xhudo)
Distria Krasniqi (xhudo)
Akil Gjakova (xhudo)
Loriana Kuka (xhudo)
Donjeta Sadiku (boks)
Alvin Karaqi (karate)
Fatih Karabaxhaku (pingpong)
Ardita Zejnullahu (shigjetari). /Gazeta Alo