Gjermani Felix Zwayer do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Angli – Kosovë.
Ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020 zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e Southampton.
‘Tre Luanët’ kanë pikë të plota pas katër ndeshjeve të zhvilluara dhe janë favorit absolut për të qenë lider të grupit A. Ndërkohë, Kosova renditet e dyta me 8 pikë dhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar, shkruan lajmi.net.
Zwayer do të ndihmohet nga asistentët e tij, Thorsten Schiffner dhe Marco Achmüller, dhe gjyqtari i katërt Christian Dingert.
38-vjeçari ka gjykuar vetëm tre ndeshje të kualifikimeve për Evropian, por njihet për ashpërsinë e tij me kartona.