Fjalë Kyçe

Feronikeli gati për Gjilanin

Feronikeli gati për Gjilanin

Skuadra e Feronikelit ka vazhduar seancat stërvitore për ndeshjen e së shtunës ndaj Gjilanit.

Zekirija Ramadani ka dhënë instruksionet e fundit ekipit të tij para një tjetër dueli shumë të rëndësishëm në shtëpi ndaj kuqebardhëve.

Të gjithë futbollistët do jenë në dispozicion të teknikut shkupjan për këtë takim, i cili fillon nga ora 15:30 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Këtë sfidë do ta drejtojë kryesori Kreshnik Vula, i shoqëruar nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë Dardan Çaka do jetë gjyqtarë i katërt.

Në dy duelet e para të fazës së rregullt, kanë regjistruar nga një fitore dy skuadrat. Gjilani kishte triumfuar 1-0 në shtëpi, ndërkohë Feronikeli 3-0.