Skuadra e Dukagjinit e pret Istogun në kuadër të javës së 26 në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Para kësaj sfide tejet të rëndësishme për skuadren nga Klina në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo ka folur futbollisti i mirënjohur kosovar, Altin Mërlaku.
“Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Synimi ynë në këtë përballje është fitoja dhe arkëtimi i tre pikëve” ka deklaruar për Gazeten Alo, futbollisti i Dukagjinit Altin Mërlaku.
Dukagjini – Istogu luhet nesër nga ora 15:30.