Llapi e ka fituar derbin ndaj Dritës me rezultat minimal, 1:0. Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Festim Alidema.
Sulmuesi i krahut iu shmang mirë tre futbollistëve mysafirë dhe me një të majtë ‘vrasëse’ dërgoi topin në rrjetë.
Këtë gol me shumë peshë, Alidema ia ka dedikuar babait të tij të ndjerë.
“Goli i fitores sot i dedikohet babit tim”, ka shkruar Alidema në facebook, përcjell Gazetasheshi.com.
Kujtojmë se prindërit e futbollistët të Llapit humbën jetën në një aksident komunikacioni para dy vitesh.