Fjalë Kyçe

Festë te Ferizaj, kryetari i klubit reagon pas fitores ndaj Ballkanit

Festë te Ferizaj, kryetari i klubit reagon pas fitores ndaj Ballkanit

Ferizaj ka marrë tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim te Ballkani.

Skuadra e Bylbyl Sokolit ka triumfuar me rezultat 4:2. Kjo fitore ka bërë që ferizajasit përkohësisht të jenë jashtë zonës së barazhit, por me gjasa reale që t’i ikin rrezikut.

Natyrisht, kjo fitore e ka gëzuar edhe kryesinë e klubit, veçmas kryetarin Mustafa Grainca.

“Fitoret nuk kanë më të ndalur. Ju falminderit djema! Urime KF Ferizaj”, ka shkruar Grainca.

Dren Gashi (2), Qëndrim Dautaj dhe Ermal Krasniqi ishin realizatorët e Ferizajt.