Liverpool i Jurgen Klopp nuk di të ndalet në Premier League.
“The Reds” të shtunën deklasuan në udhëtim AFC Bournemouth, duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, në kuadër të javës së 16-të.
Sulmuesi egjiptian, Muhamed Salah ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar het-trik, derisa një gol për Liverpoolin e realizoi Steven Cook, i cili shënoi në portën e gabuar.
Në radhët e Liverpoolit, titullar ishte edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon me formën e mirë në skuadrën nga “Anfield”.
Liverpool më këtë fitore, bën edhe një hap të madh në garën për kreun e tabelës, madje, tashmë kryeson Premier Leaguen me 42 pikë, një më shumë së Manchester City, kjo e fundit sonte luan derbin kundër Chelseas.