Fjalë Kyçe

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Tre persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, të shtunën rreth orës 21:30.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshirë një fugon dhe një veturë, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.