Prishtina dhe Llapi do të përballen të shtunën në takimin derbi të javës së 31 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Para kësaj sfide e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Prishtinës ka publikuar disa statistika interesante në faqen zyrtare
Interesant është fakti që Llapi në ballafaqimet me Prishtinën në kryeqytet nuk e ka fituar asnjë pikë.
Skuadra nga kryeqyteti së bashku me foton e statistikave ka shkruar edhe Llapi asnjë pikë në Prishtinë.