Lionel Messi e Luis Suarez kërkohen të largohen nga Barcelona.
David Beckham ka plane të mëdha me skuadrën e Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish ylli i top klubeve evropiane, pronar i ekipit të ri amerikan ka një ide shumë ambicioze.
“Mundo Deportivo” raporton se Beckham dëshiron transferimin e dyshes së Barcelonës, Lionel Messi e Luis Suarez, transmeton lajmi.net.
Lajmi për interesimin e Miamit për blerjen e Suarezit u publikua fillimisht më 21 gusht.
Mirëpo, raportimet e fundit se po ashtu edhe Messi mund të ndahet me klubin katalan kanë paralajmëruar Beckhamin në lidhje me angazhimin e argjentinasit te Miami.