Kika e Hogoshtit ka reaguar ashpër për pritjen nga Vllaznia në derbin e mbijetesës së Ligës së Parë të dielën në Pozhoran.
Vendësit fituan 1:0 një sfidë që edhe kësaj radhe ishte e tensionuar në Pozhoran.
Kika ka publikuar një video (të cilën mund ta shikoni duke klikuar këtu), ku mes tjerash ka shkruar që një klub si Vllaznia nuk e meriton të luajë as në Ligën e Dytë për shkak të pritjes së turpshme që iu bëjnë mysafirëve.
Më poshtë e keni reagimin e plotë të Kikës.
“Shikojeni edhe vet se si kryesia e KF Vllaznia e Pozheranit e sulmon njërin prej anëtarve të klubit tanë me bllok prej katit të 2.
Nëse edhe ky është futboll, atëherë nuk di se çka të quajmë futboll.
Shpresojmë që klube si kjo, mos të bëjnë gara kurrë as në Ligën e Dytë, e lëre në nivele ma të larta, pasi nuk e kanë asnjë kusht elementar, por këtu edhe duke i llogaritur sulmet fizike që ia bëjnë klubeve që vijnë në këtë stadium.
Shpresojmë që FFK-ja t’i shohë këto veprime skandaloze e ta denojë këtë ekip pa vlera”.
