Fjalë Kyçe

Arinjtë në aksion, kësaj radhe sulmojnë në Han të Elezit

Arinjtë në aksion, kësaj radhe sulmojnë në Han të Elezit

Arinjtë kanë sulmuar sërish, mirëpo tani në Han të Elezit.

Sipas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, ariu ka sulmuar kosheret e bletëve të banorëve në fshatin Rezhancë të Hanit të Elezit, shkruan lajmi.net.

Në fotografi shihet dëmi që ariu i ka shkaktuar këtyre banorëve.

Ndërkohë, FSK-ja dhe ekipe të tjera janë angazhuar në gjetjen e ariut i cili po dyshohet se ka sulmuar disa herë kosheret e bletëve në rajonin e Prizrenit.