Klubi Futbollistik “Llapi” dhe Klubi Futbollistik “Ballkani” janë dënuar me nga 1,000 euro nga Komisioni Disiplinor, i cili është treguar me dorë të hekurt edhe për Liridon Lecin e Dritës, i cili është suspenduar për gjashtë ndeshje.
Ndërkohë, për sulmuesin e Trepçës ’89, Gëzim Rusin është shqiptuar masa e pezullimit prej dy ndeshjeve.
Nga vendimet e Komisionit Disiplinor ka shpëtuar Ismajl Kosumi, drejtor sportiv te KF Ballkani, i cili ka marrë vetëm masën e qortimit.
Gazetasheshi.com më poshtë ua sjell të gjitha vendimet e Komisionit Disiplinor të hapura nga Komisioni i Garave:
V E N D I M E
LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA “nga Gjilani me numër të ID kartelës 000540M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinore për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 21.04.2019 në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklaratat plotësuese; pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore lojtari Liridon Leci fyen, ofendon dhe kërcënon asistentin Granit Hyseni, po i njëjti lojtar Liridon Leci sulmon fizikisht lojtarin e klubit të futbollit “Trepça ‘89“ nga Mitrovica me numër 7; Hasan Hysenin të cilit i shkakton lëndime në fytyrë) Citojmë së lojtari Liridon Leci për atë ndeshje ishte i pezulluar dhe jo i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes . Bazuar në deklaratën plotësuese të vet lojtarit dhe të tjerëve Konform Rregullores disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika 1, lojtari Liridon Leci ; DËNOHET ; me ndalesë loje për 6 (gjashtë) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; shpalosja e një pankarte me përmbajtje josportive në fillim të ndeshjes, minutat 41 dhe 47 ndezje e flakadanëve dhe hedhja e njërit prej tyre në pjesëfushën e ekipit mysafir, minutat e 80 dhe 84, ofendimet e orkestruara nga publiku nikoqir drejtuar lojtarëve mysafirë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
KF “BALLKANI“ nga Suhareka në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinore për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FERIZAJ e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; 2 veta , para fillimit të ndeshjes fyen, ofenduan dhe kërcënuan gjyqtarin kryesor Mervan Bejtullahu). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1; për mos ndërmarrje të masave të nevojshme të sigurisë në ndeshje;DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
ISMAIL KOSUMI; drejtor sportiv i klubit të futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka me numër të ID kartelës ; 009395M57, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos ofrim të ndihmës gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu, i cili u kërcënua nga personat jozyrtar në prani të drejtorit sportiv, Ismail Kosumi, para fillimit të ndeshjes së javës së; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – FERIZAJ, e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore; DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT;
FISNIK GASHI; kryetrajner i klubit të futbollit “BESA“ nga Peja me numër të dokumentit zyrtar UEFA; 00723 , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina – hapësira teknike nga ana e gjyqtarit kryesor (minuta 90 + reagim në vendimin e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së; XXVI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – BESA, e zhvilluar me datë 27.04.2019 në Prishtinë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3; DËNOHET me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT;
KF “FUSHË KOSOVA”; nga Fushë Kosova në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA – KIKA , e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë. (Raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; hedhje e mjeteve piroteknike në fushën e ekipit kundërshtar, gjatë pjesëlojës së parë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT
FATMIR MORINA; delegat për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligave të dyta dhe kategorive të reja në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për mos përmbushje të detyrave në kryerjen e detyrës së zyrtarit (mos përcjellja e raportit zyrtar në afatin e paraparë kohor për regjistrimin e ndeshjes nga ana e komisionit të garave) nga ndeshja e Ligës së dytë, Grupi A – kategoria e seniorëve; MINATORI – GALAKSIA, e zhvilluar në Magurë të Lipjanit (raportet nga ndeshja zyrtare e zhvilluar në Magurë). DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT.
MUHAMET REXHEPI; zyrtar i klubit të futbollit “LLAPI” nga Podujeva me numër të ID kartelës; 002413M88 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për përjashtim nga pankina – hapësira teknike e lojtarëve rezervë (reagime në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
BEKIM MULLIQI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “LLAPI” nga Podujeva me numër të ID kartelës; 011415M71 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara (reagime në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin ” Zahir Pajaziti” në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë) , bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.
GËZIM RUSI; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA ‘89” nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 000531M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 11, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për veprim të gabuar – goditje të kundërshtarit minuta e 76 në aksion gjatë zhvillimit të lojës (Prova; incizimi televiziv – Rregullorja disiplinore neni 93 paragrafi 1 pika 6) në ndeshjen e javës së ; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ’89, e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.