Fjalë Kyçe

Allegri largohet nga Juventusi

Allegri largohet nga Juventusi

Massimiliano Allegri pritet të largohet nga posti i trajnerit të Juventusit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat italiane nga mbrëmë janë duke raportuar vazhdimisht se skuadra kampione nga Serie A ka vendosur të gjejë një trajner të ri.

Trajneri kampion në pesë sezonet e fundit në Serie A menjëherë ka zgjuar interesim nga një prej top skuadrave nga futbolli evropian.

“Calciomercato” raporton se Allegri kërkohet nga Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net.

Ekipi kampion nga Ligue 1 kaloi një stinor dëshpërues në Evropë dhe synon të bëjë ndryshime në postin e trajnerit për sezonin e ri.