Një person i dyshuar është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një shufër të metalit viktimën mashkull.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Alo/