Ndeshja e Fiorentinës në Atalanta të dielën u ndërpre për pak në gjysmën e parë për shkak të abuzimit racist drejtuar ndaj mbrojtësit mysafir Dalbert.
Me pak më shumë se gjysmë ore në ndeshjen e Serie A në ‘Ennio Tardini’, gjyqtari Daniele Orsato sinjalizoi që ndeshja të ndalohej pasi Dalbert tregoi se ai kishte dëgjuar abuzimin.
Loja u ndalua ndërsa u lexua një njoftim mbi altoparlantin e stadiumit duke i lutur tifozët të ndalonin abuzimin, përcjell lajmi.net.
Deklarata u fishkëllye nga tifozët e Atalanta.
Pas një pauzë të shkurtër loja u rinis, ndërsa abuzime racista në Serie A vazhdojnë të ndodhin javë pas jave.