Përzgjedhësi i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, e cila do të luhet në muajin tetor
Kosova do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme me Malin e Zi në muajin tetor, respektivisht më 14, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan Gazeta Express.
Dhe, përzgjedhësi i ekipit kombëtar malazez, Faruk Hadzibegic e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me “Dardanët”, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në listën e Malit të Zi nuk ka ndonjë risi, ndërsa vlen të përmendet se i ftuar është edhe sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj.
Për dallim nga hera e fundit, në listë mungojnë lojtarët e lënduar Bakic e Raspopovic, njëjtë si Radunovic, të cilin trajneri ka dashur ta pushojë.
Kosova do të mundohet ta mposht Malin e Zi në mënyrë që ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.