Rodrygo Goes nuk dëshiron që t’i bëhen krahasime me fenomenin brazilian, Ronaldo.
18 vjeçari ka shënuar një gol të bukur në fitoren 2:0 të Real Madridit kundër Osasunës në ‘Santiago Bernabeu’.
Rodrygos iu deshën hiq më shumë se 93 sekonda në fushë për të dërguar topin në rrjetën e Osasunës.
Braziliani menjëherë pas ndeshjes, u ka tërhequr vërejtjen gazetarëve, që të mos i bëhen krahasime me Ronaldon, një nga sulmuesit më të mirë që ka njohur futbolli.
“Nuk dua asnjë krahasim me Ronaldon pasi ai është njëri prej më të mirëve dhe më i miri i vendit tim”, tha Rodrygo për gazetarët.