KF Feronikeli e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 Ferizajin, në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Kampionët e Kosovës kanë regjistruar paraqitjen më të mirë të këtij sezoni, duke e deklasuar Ferizajin.
Sulmuesi Kastriot Rexha, ishte realizatorë i dy golave të hershëm për Feronikelin, kur shënoi në minutat 8’ dhe 12’.
Mendurim Hoti në minutën e 39’, i dha fund dilemës së fituesit, kur shënoi për 3:0.
Në pjesën e dytë, Feronikeli shënoi edhe dy gola të tjera, me anë të Haxhi Nezirajt.
Neziraj shënoi në minutat 53’ dhe 64’.
Me këtë fitore, Feronikeli numëron 15 pikë, dhe xhiron e ardhshme zhvillon derbin me Llapin.