Fjalë Kyçe

Dy sekonda larg rekordit, Kenenisa Bekele triumfon në maratonën e Berlinit

Dy sekonda larg rekordit, Kenenisa Bekele triumfon në maratonën e Berlinit

Ish-kampioni olimpik dhe kampioni i botës Kenenisa Bekele ka arritur të triumfojë në maratonën e Berlinit.

Për vetëm dy sekonda ia nuk arriti të thyejë rekordin botëror, duke e regjistruar kështu rekordin më të mirë personal dhe të dytin më të shpejtë të të gjitha kohërave, transmeton Koha.net.

Reuters raporton se atleti nga Etiopia, që ishte fitues edhe në vitin 2016 në Berlin dhe rekordmen në vrapimet 5 mijë e 10 mijë metra, përfundoi garën e sotme për katër orë, një minutë e 41 sekonda.

Ai nuk arriti të thyejë rekordin e vendosur nga Eliud Kipchoge, përkundër sprintit total në 400 metrat e fundit.

Kipchoge e kishte vendosur rekordin botëror në maratonën e vitit të kaluar në Berlin.

Por, përkundër kësaj Bekele thotë se nuk do të dorëzohet dhe kjo do të jetë një shtytje të synojë sërish për të arritur këtë sukses.