Ballkani nga Theranda duket se është një nga pretendentët më serioz për titullin këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të xhiros së shtatë, Ballkani ka arritur fitore minimale 0:1 nga udhëtimi në Drenicë, raporton lajmi.net.
Takimi u zhbllokua qysh në minutën e katërt, kur Jetmir Topalli gjeti rrugën e golit. Ky gol në fund doli të kishte vlerën e tri pikëve për skuadrën e Ismet Munishit.
Me këtë fitore, Ballkani renditet në pozitën e katërt të tabelës, me 14 pikë të grumbulluara, një më pak se liderët e Feronikelit.
Drenica në anën tjetër mban pozitën e tetë, me 8 pikë në shtatë ndeshje të luajtura.