Fjalë Kyçe

Thaçi për kufirin Kosovë-Shqipëri: Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë

Thaçi për kufirin Kosovë-Shqipëri: Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon me insistimin e tij se kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqet.

Madje, kufijtë në mes Kosovës dhe Shqipërisë i ka quajtur gërmadha e për të cilat ka thënë se duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë, shkruan Gazeta Alo.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në këto momente sapo ka kaluar pikën kufitare në Morinë, e për të cilën ka thënë se e ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë.

Thaçi, ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane.

Postimi i tij i plotë:

Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë! HTH