Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka marrë mbështetje nga bashkëlojtari i vet grek, Sokratis Papastathopulos, i cili ka këmbëngulur se përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës e meriton shiritin e kapitenit.
Trajneri i Arsenalit Unai Emery parapëlqente që shiriti i kapitenit të bartej nga një grup i përzgjedhur liderësh, por më vonë e hodhi në votim atë dhe futbollistët e tij votuan në favor të Xhakës për ta bartur këtë përgjegjësi, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, megjithatë, nuk e ka nisur mbarë, pasi u duk sikur ai ia liroi rrugën topit të goditur nga Scott McTominay, i cili përfundoi në rrjetën e portës së Lenos, në barazimin e Arsenalit 1:1 me Manchester United të hënën në Old Trafford.
Edhe pse klubi nga Londra veriore doli me një pikë nga Old Traffordi, falë golit të Pierre-Emerick Aubameyang, Xhaka është kritikuar ashpër për paraqitjen dhe qëndrueshmëria dhe aftësitë e tij për të qenë kapiten janë vënë në pikëpyetje.
“Graniti është këtu për shumë vjet, prandaj nuk kuptoj pse ai të mos jetë kapiten”, ka thënë Sokratis, duke e mbrojtur 27-vjeçarin.
“Graniti bën shumë gjëra të mira prapa skenave”, shtoi ai