Fjalë Kyçe

Talenti kosovar që po vëzhgohet nga Dortmundi (VIDEO)

Talenti kosovar që po vëzhgohet nga Dortmundi (VIDEO)

Talentët shqiptarë në Zvicër janë me bollëk. Shumë prej tyre kanë arritur edhe në nivele të larta, e shumë të tjerë kanë nisur një rrugë të tillë.

Leon Hoxha është talenti i radhës që jep shpresa të mëdha të të qenit në rrugë të mirë për të arritur nivele të mëdha.

Por, kush është Leoni? Është 11-vjeçar që prej disa vitesh luan për grupmoshën U-12 të Luzernit. Vjen nga një familje e njohur sportistësh në Gjakovë. Babai i tij, Dritoni prej 13-vitesh luan në liga të ndryshme të Zvicrës, ndërsa gjyshi i tij është i mirënjohuri, Genc Hoxha, momentalisht pjesë e shtabit teknik të trajnerëve tek Kombëtarja A të Kosovës.

Leoni është mesfushor, ndërsa prej muajsh një vëzhgim të tij po e bënë Dortmundi. “Do të ishte ëndërr e imja të luaja për Dortmundin”, thekson Leoni,

Ai do të mbetet tek Luzerni të paktën deri në moshën 14-15 vjeçare, në mënyrë që të ‘pjeket’ edhe më shumë si lojtar.

Për Leonin dhe babain e tij, Dritonin, kishte shkruar vitin e kaluar edhe portali zviceran, luzernerzeitung.ch.

Luzerni vlerësohet edhe si vatër e talentëve shqiptarë, ku pjesë e ekipit të parë është edhe lojtari i Kosovës, Liridon Voca, ndërsa deri në vitin e kaluar, pjesë e tyre ishte edhe Hekuran Kryeziu.