Fjalë Kyçe

Ja çfarë moti do të mbretërojë në ditët në vijim

Ja çfarë moti do të mbretërojë në ditët në vijim

Nesër në Kosovë gjatë ditës priten reshje lokale shiu, ndërsa ditën e premte moti pritet të jetë më ftohtë, paralajmëron Prishtina Weather.

“Vorbulla ciklonike nga Atlantiku gjatë ditës së nesërme do të depërtojë mbi Itali, e me të edhe një front i ftohtë, që gjatë ditës do të kalojë mbi vendin tonë. Gjatë ditës priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima”, njofton PW.

Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “pas kalimit të frontit të ftohtë, në orët e mbrëmjes dhe nga dita e premte do të depërtojnë masa të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat e ajrit për 10C deri 15C më ulët se ditëve të shkuara”.

“Në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten mundësi për riga lokale shiu”, njofton PW.

Parashikimi për datat 3-7 tetor:

3.10 – Jo aq ngrohtë. Nga mëngjesi vransirat do të shtohen. Ditën priten reshje lokale shiu, vende-vende mund të jenë më intenzive dhe me bubullimë. Në mbrëmje ftohtë.

4.10 – Herët në mëngjes vazhdojnë riga lokale shiu. Ditën ftohtë dhe kryesisht vranët.

5.10-6.10 – Ditën e shtunë, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel, paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.

7.10 – Pjesërisht vranët. Ditën vransira do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 12C deri në 4C, ndërsa, ato maksimale nesër do të zbresin në 21C, e nga dita e premte në 12C deri 17C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja, e nga e enjta pasdite verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të ngrihet rreth këtyre vlerave.