Lionel Messi në vitin 2006 shumë lehtë ka mundur të vesh fanellën e Juventusit.
Ish trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka zbuluar se në vitin 2006 i kishte kërkuar ish trajnerit të Barcelonës, Frank Rijkaardit, huazimin e Lionel Messit.
Atë kohë, Messi ishte 16 vjeç, dhe Barcelona kishte problem inkuadrimin e tij shkaku i problemeve me rregullën për tre lojtarët me nënshtetësinë jashtë BE-së.
“Unë e takova Messin për herë të parë kur ai ishte 16-vjeçar në Gamper Trophy. Kur ai doli në fushë, ai i çmendi tifozët. Unë shkova te Rijkaardi dhe e pyeta nëse mund të na i huazojë”, zbuloi Capello.
“Ata e kishin një problem me rregullën për tre lojtarë me nënshtetësi jashtë BE-së që mund t’i kishin në skuadër, por ai më tha se ata do ta gjejnë një mënyrë për ta aktivizuar Messin”.