Fjalë Kyçe

Vetëm edhe tre vendvotime nuk janë numëruar

Vetëm edhe tre vendvotime nuk janë numëruar

Kanë mbetur edhe vetëm tre vendvotime pa u publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke procesuar në ueb faqe votat e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas këtyre të dhënave deri më tani kanë mbetur tre vendvotime pa u publikuar rezultati i tyre, apo 99.88 për qind e votave janë publikuar në këtë ueb faqe, shkruan lajmi.net.

Në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më  tani ka 202 mijë e 884 vota apo 25.49 për qind.

Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 565 vota apo 24.82 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur që t’i marrë 168 mijë e 965 vota apo 21.23 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur që t’i marrë vetëm 92 mijë e 131 vota  apo 11.58 për qind.