Ndeshja miqësore, Kosovë – Gjibraltar, po afron.
Muaji tetor do t’i zbresë në fushë ‘Djemtë e Vokrrit’, për dy ndeshje mjaft interesante dhe me një rëndësi shumë të madhe.
Me fillim nga ora 18:00, Kosova do të luajë miqësoren kundër kombëtares së Gjibraltarit, e cila do të shërbej si test para ndeshjes shumë të rëndësishme, kundër Malit të Zi, raporton lajmi.net.
Në këtë ndeshje, trajneri Bernard Challandes pritet që të luajë të gjitha kartat që ka grumbulluar, për të parë se si qëndrojnë lojtarët me përgatitjen dhe taktizimet.
Gjibraltari është një kombëtare që nuk ka pasur ndonjë ecuri aq të mirë, krahasuar me Kosovën që shihet si një nga kombëtaret më në formë në Evropë.
Kosova dhe Gjibraltari përballen në tempullin Dardan, ‘Fadil Vokrri’, sonte, me fillim nga ora 18:00.