Prishtina po frymon ‘verdh e kaltër’.
Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2020, ku në ‘Fadil Vokrri’ pret Kombëtaren e Malit të Zi.
Kur kanë mbetur më pak se një orë deri në fillim të ndeshjes, atmosferë e jashtëzakonshme po mbretëron në Prishtinë.
Në qendër të Prishtinës janë mbledhur një numër i madh tifozësh, duke kënduar e kërcyer, për të shndërruar në festë këtë ndeshje shumë të rëndësishme të Kosovës.