Kosova nuk është ftuar si shtet në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të INTERPOL-it e mbajtur në Santiago.
Kjo është thënë nga kryetari i parlamentit kilian, Ivan Flores Garcia.
“Kili ka dërguar një ftesë në Serbi”, tha ai kur Kosova kishte tërhequr kërkesën për tu pranuar në këtë organizatë, transmeton lajmi.net.
Siç deklaroi Garcia, “Kili qëndron në mbështetje për integritetin territorial të Serbisë, që ne e shohim si një vend të vetëm”, duke përmendur se Kili mbështet ligjin ndërkombëtar dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Kosova nuk ishte e ftuar në Kili sepse Kili gjithmonë ka ndjekur një politikë koherente. Unë nuk e di thjesht se si delegacioni i Kosovës merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme”, shpjegon Garcia, duke deklaruar se si qeveria ashtu edhe autoritetet e tjera kompetente në Kili kanë konfirmuar se asnjë ftesë e drejtpërdrejtë nuk është dërguar në Kosovë.
Duke komentuar dialogun Beograd-Prishtinë dhe rifillimin e tij, sipas blicit serb. Garcia tha se qëndrimi i vendit të tij ka qenë gjithmonë që dialogu të vazhdojë dhe të ketë një zgjidhje paqësore mes vendeve.
“Kjo për shkak se dialogu mund të parandalojë katastrofa të mëdha që mund të çojnë në konflikt të armatosur, që është gjëja më e keqe që mund të ndodhë”, ka thënë kryetari i parlamentit kilian.
