Fjalë Kyçe

Akil Gjakova një fitore larg medaljes së bronztë

Akil Gjakova një fitore larg medaljes së bronztë

Akil Gjakova një fitore larg medaljes së bronztë në Grand Slamin “Baku 2019”, shkruan GazetaAlo.

Akil Gjakova është një fitore larg ngjitjes në podium në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudisti ynë do të garojë në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -73 kg. Akili do të luftojë me Rustam Orujov të Azerbajxhanit, medalist i argjendtë i Lojërave Olimpike Rio 2016.

Gjakova sot shënoi tri fitore, ndërsa u mund në çerekfinale. /GazetaAlo