KF Ballkani është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Flamurtarin në shtëpi me rezultt 3:1, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.
Blendi Baftiu në minutën e 24’, kaloi në eprësi skuadrën e Ismet Munishit, që këtë ndeshje ndoqi nga tribunat shkaku i suspendimit.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 59’, Artur Magani dyfishoi epërsinë në 2:0, ndërsa në minutën e 64’, Jetmir Topalli shënoi për 3:0.
Golin e vetëm mysafirët e shënuan në minutën e 79’, nëpërmjet Angel Granchov, që realizoi me kokë pas harkimit nga ndërprerja.
Me këtë fitore Ballkani numëron 23 pikë, dhe renditet në vendin e dytë, me një pikë më pak se SC Gjilani.
Në xhiron e ardhshme, Ballkani luan sërish në shtëpi, duke pritur Dukagjinin, ndërsa Flamurtari luan në udhëtim te Prishtina.