Kanë përfunduar tre përballjet e javës së 31 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Super derbi i kësaj jave i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbyllur me fitoren e Prishtinës me golin e shënuar nga Mërgim Pefqeli në minutën e 86.
Ndërsa tjetra përballje interesante ndërmjet Feronikelit dhe Dritës ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 4:1.
Këto janë rezultatet.
Prishtina – Llapi 1:0
Feronikeli – Drita 4:1
Liria – KEK- u 2:1