Dueli Prishtina – Llapi nuk ka përfunduar pa ekcese.
Gjashtë tifozë të Llapit janë sulmuar nga tifozëria vendase e kryeqytetit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i grupit “Ultras Legjendat, Bajram Bejtullahu, i cili ka deklaruar:
“6 persona pas ndeshjes Prishtina – Llapi në shesh janë sulmuar nga Plisat ku janë therrur me thikë. Marre për mikëpritjen e tyre”.
Dueli Prishtina – Llapi njëherit mbledhi edhe numër rekord tifozësh për këtë edicion.