Andi Zeqiri po vazhdon të shkëlqej në futbollin zviceran.
Tashmë goli i Zeqirit i shënuar në raundin e dytë të Kupës së Zvicrës është zgjedhur si më i miri.
18 vjeçari kishte shënuar një gol të bukur në ndeshje ndaj Luganos në fitoren 3:0 të skuadrës së tij Lausannes, shkruan Blick.Ch përcjellë Klan Kosova.
Për tifozët ky gol ishte më i bukuri nga raundi i dytë, duke marrë më së shumti vota.
Futbollisti në fjalë kërkohet edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta përfaqësuar Kosovën.