Milot Rashica nuk ka të ndalur.
Ylli i Kombëtares së Kosovës ka shënuar një tjetër gol për Werder Bremen.
Rashicës i janë dashur vetëm gjashtë minuta për t’i dhuruar epërsinë Bremen në Kupën e Gjermanisë kundër Heidenheim, shkruan lajmi.net.
Vlen të ceket se Rashica ka shënuar edhe në fundjavë, në derbin mes Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen.