Mos pini barna me banderola të Serbisë.
Kjo është porosia e neuropsikiatrit, Jusuf Ulaj i cili përmes një postimi në Facebook thotë se ato nuk janë të sigurta.
Ai thotë se ato barna po sillen në Kosovë kontrabanduesit serboshqiptarë, nga ku nuk dihet cilësia e tyre dhe forma se si ato ruhen.
Postimi i plotë i tij:
Mos pini medikamente me banderola të Sërbisë sepse nuk janë të sigurta. I sjellin kontrabanduesit serboshqiptarë – nuk dihet si ruhën dhe transportohën derisa arrijnë në “barnatorët klandestine” në Kosovë. Para së t’i blejni shikoni banderolat – duhet me qenë të Republikës sonë e jo “Republika Serbija”. Çdo ditë shoh paketime që sjellin pacientët me banderola serbe. Sot e kisha rastin nga Suhareka me dy të tilla.
Ndoshta një ditë inspektorët farmaceutik do të kryejnë obligimin e tyre ligjor!.