Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës.
Në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës, janë duke u zhvilluar tri ndeshje.
Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, Ballkani është duke e mposhtur 0-1 Feronikelin.
Futbollisti i talentuar, Blend Baftiu, ka shënuar golin e vetëm gjatë kësaj pjese.
Në dy ndeshjet tjera që po zhvillohen në këtë orar, Trepça ’89 po mposht 1:0 Vushtrrinë, ndërsa Dukagjini dhe Prishtina po luajnë baras.