Garë e madhe për fituesin e Topit të Artë për vitin 2019, shkruan gazetaAlo.
Nëse Liverpool triumfon në finalen e Madridit të Champions, Virgil van Dijk ka gjasa të mëdha për tu nominuar në Top 3 për çmimin e Topit të Artë për vitin 2019.
Megjithatë favoriti kryesor mbetet Lionel Messi, përpos nëse Virgil do të kurorëzohej ‘potencialisht’ me një fitim të Champions dhe Premier League këtë sezon.
Por është vet Van Dijk që ka theksuar se as nuk do që të mendojë rreth Topit të Artë dhe se e do fokusin vetëm tek sukseset e Liverpool. /GazetaAlo