Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka arritur të fitojë një pikë në ndeshjen ndaj Rusisë, ndeshje kjo e vlefshme për Europian.
Në ndeshjet kualifikuese që po zhvillohen në Uells, Kosova ka arritur një barazim 1-1 ndaj Rusisë. Ndeshja u zhvillua në Cardiff.
Mesfushori 18 vjeçar i skuadrës së 2 Korrikut, Adonis Aliu, arriti që në minutën e 11’të të shënoi golin për ‘Dardanët’. Ndërkaq, golin e barazimit e shënoi Igor Shkolik vetëm pas një minuti.
Kjo ishte ndeshja e parë dhe Kosova ndodhet në Grupin e 5’të, së bashku me Rusinë, Uellsin dhe Poloninë. ‘Dardanët’ e rinj tani kanë 1 pikë dhe momentalisht renditen në pozitën e tretë.