Dardanët janë përgatitur në maksimum për ndeshjen kundër Çekisë, ashtu siç kanë bërë edhe lojtarët.
Numër i madh i tifozëve kosovarë kanë mësyer Çekinë, saktësisht qytetin e Plzen, i cili sonte do të jetë nikoqir i një prej ndeshjeve më interesante të këtyre kualifikueseve.
Dardanët kanë filluar të zënë shkallët e stadiumit, për ndeshjen që fillon në ora 20:45, duke mos ndalur për asnjë moment këngën.
‘Duam Fitore’ dhe ‘Besa-besë’ janë këngët që jehojnë në gjithë qytetin e Plzen.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell videot e atmosferës nga stadiumi.
https://twitter.com/i/status/1195054172833550336
https://twitter.com/i/status/1195053583978373121