Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i interesuar për një rikthim në Premier Ligë.
Tekniku portugez asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin për ligën e cila vlerësohet si më e mira në botë.
Sipas mediave angleze, Mourinho është duke e ndjekur situatën në Tottenham, pasi Mauricio Pochettino mund të shkarkohet nëse vazhdojnë me rezultate të dobëta.
Disa raportime thonë që Mourinho është i gatshëm ta marrë stolin e Spursit që në janar.
Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë 56-vjeçari mund të bëhet trajner i Bayern Munichut, pasi “bavarezët” janë pa trajner sepse shkarkuan Niko Kovaçin./ksp