Fjalë Kyçe

Kastriot Rexha paralajmëron Llapin

Kastriot Rexha paralajmëron Llapin

Feronikeli fitoi me rezultat 4:1 ndaj Dritës në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi Kastriot Rexha ishte edhe njëherë në formë, duke shënuar dy gola në këtë ndeshja.

Ndërkaq, Rexha për ndeshjen e ardhshme ndaj Llapit thotë se skuadra e tij udhëton në Podujevë për fitore.

“Prej ardhjes së Tahir Batatinës, Llapi ka qenë në një seri të mrekullueshme të rezultateve”, tha Rexha në “Arena Sportive”.

“Ndoshta edhe Llapi ka rënë moralisht, por në ndeshjet e fundit nuk kanë pasur raste për të lëshuar pikë”, vlerësoi Rexha.

“Në ndeshjen tonë ndaj Llapit, ndoshta Llapin e favorizon fusha me bari sintetik, ne do të luftojmë deri në momentet e fundit. Shkojmë për fitore”, shtoi Rexha.