Fjalë Kyçe

FC Prishtina 01, Kampion i padiskutueshëm

FC Prishtina 01,  Kampion i padiskutueshëm

Skuadra e futsallit FC Prishtina 01 e ka mbyllur rrugëtimin në Ligën e Parë të dielën ku edhe iu dorëzua trofeu si kampion, shkruan GazetaAlo.

Kampion i padiskutueshëm pasi në 18 ndeshje nuk ka pësuar asnjë humbje (17 fitore, një barazim).

Të dielën ishte ndeshja e fundi ndaj Perlepnicës, por kundërshtari nuk ka udhëruar dhe ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar (2-0).

Me 52 pikë të tubuara djelmoshat e FC Prishtinës treguan se talenti dhe disiplina e tyre në fushë do të vijn në shprehje edhe në eliten e futsallit kosovar. /Gazeta Alo