Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë SDK me anë të disa aktiviteteve, bart mesazhin për vetëdijësimin qytetar ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës
SDK, duke qenë vazhdimisht aktive, është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikoj në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokoj tek institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit në Liqenin “Batllava” në Orllan.
Në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor” është organizuar aksion pastrimi përreth Liqenit “Batllava” në Orllan, si dhe vendosja e disa pllakatave vetëdijesuese. Pllakatat janë vendosur në tre hyrjet kryesore të Liqenit. Përmbajtja e pllakatave ka për qëllim të ndikoj në masën qytetare mbi rëndësinë e ujit të pijshëm dhe kujdesit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ujit.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe implementohet nga OJQ SDK.


