Që prej ardhjes së Bylbyl Sokolit, skuadra e Ferizajt ka ndryshuar për të mirë.
Vetëm në pesë ndeshjet e fundit, ferizajasit kanë regjistruar pesë fitore.
Fitoren e fundit, Ferizaj fitoi 2:1 ndaj Trepçës’89, ndërkaq tani Sokoli ka zbuluar ‘recetën’ e suksesit.
“Me organizimin e kryesisë së re, me presidentin, dhe poashtu të gjithë futbollistët e japin maksimumin në ndeshje”, tha Sokoli në “Arena Sportive”.
“Më të merituarit për këto rezultate janë futbollistët, të gjithë janë të vetëdijshëm për situatën që kemi qenë. Ne trajnerët jemi në fund me merita”, vlerësoi Sokoli.
“Qëllimi ka qenë të hyjmë në barazh. Barazhin tash e kemi siguru, por ndeshjen e radhës ndaj KEK-ut nuk ka asgjë të sigurtë”, pohoi trajneri i Ferizajt.