Telefoni më i ri i Nokia do të dalë në treg më 5 dhjetor, kjo sipas një postimi në faqen zyrtare të tyre në Twitter.
Pasi që Nokia nuk ka dhënë ndonjë informacion se si do të duket pajisja e saj re, sipas fotos së ekspozuar shihen skajet e rrumbullakosura, një ekran pa prerje, i cili do të sjellë ndryshim në krahasim me modelet e fundit të Nokias.Kështu Nokia është duke u përgatitur për sezonin e festave, kjo pajisje ka të ngjarë të synohet në segmentin e çmimeve të mesme, si Nokia 8.1 lëshuar rreth kësaj kohe vitin e kaluar.