Fjalë Kyçe

Shtatë të vdekur nga tërmeti në Shqipëri, mbi 300 të lënduar

Shtatë të vdekur nga tërmeti në Shqipëri, mbi 300 të lënduar

Tërmeti i fuqishëm i cili goditi Shqipërinë ka shkaktuar edhe viktima.

Deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar shtatë persona të vdekur nga tërmeti, ndërsa dyshohet edhe për një viktimë tjetër.Ndërkohë më shumë se 320 persona kanë marrë plagë më të lehta dhe janë duke u mjekuar në spital.

Mësohet gjithashtu se 22 persona janë shpëtuar nga rrënojat në Durrës deri më tani.
________

Shqipëria në panik nga tërmetet, konfirmohen zyrtarisht 4 viktima

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërkohë që flitet për 4 jetë të humbura. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Raportohet se ka dyshime që disa pallate të vjetër janë shembur në Durrës, ndërtesa të vjetra. Dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në Thumanë, ku një grua raportohet se ka ndërruar jetë. Po ashtu banesa dhe pallate të dëmtuara ka edhe në kryeqytet, ndërsa shumë persona kanë mbetur të plagosur, në tentativë për të shpëtuar.
__________

Shënohet viktima e tretë nga tërmeti

Është shënuar viktima e tretë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e kësaj të marte.

Deri më tani dy viktima janë gjetur nën rrënojat e një pallati në Thumanë, i treti është hedhur nga banesa prej panikut në Kurbin.

Ndërsa sipas raportimeve paraprake raportohen 150 persona që janë plagosur.