Një lajm i mirë në tërë fatkeqësinë e tërmetit që goditi Shqipërinë ka ardhur pak minuta më parë.
Një 27 vjeçar është nxjerrur i gjallë nga rrënojat e hotel “Palma” në Durrës i cili nga lëkundjet e tokës u shemb tërësisht, shkruan lajmi.net.
Në bazë të asaj që raportojnë mediat shqiptare, nga rrënimi i hotelit të lartëpërmendur, është konfirmuar deri tani vdekja e dy personave.
Ndërkaq, bilcanci i përgjithshëm i viktimave raportohet të ketë arritur deri në 10.